Haxha i kërkon falje deputetes Deliu, tërheq deklaratën me akuza ndaj saj

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeshefi i PTK-së Shyqyri Haxha është tërhequr nga akuzat që dje i ka bërë deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra.

Haxha dje teksa ka raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e PTK-së ka thënë se deputetja Deliu i ka kërkuar që ta punësojë në PTK një të afërm të saj.

Deputetja Deliu Kodra ka mohuar këtë dhe ka paralajmëruar padi ndaj Haxhës.

Por sot ish kryeshefi i PTK-së është tërhequr duke kërkuar falje për deklaratat e djeshme.

“I kërkoj falje deputetes Blerta Deliu – Kodra rreth deklaratës së djeshme në Komisionin Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. Kam respekt për deputeten dhe deklarata ime ka qenë nen efekt dhe si të tillë e tërheqatë deklaratë”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme