Haxha: Nga PTK-ja largova 50 persona për krim të organizuar, u kërcënova me jetë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 11:04 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala ka filluar intervistimin e Shyqyri Haxhës, ish-kryeshef i Telekomit të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Haxha ka thënë se për të gjitha mashtrimet që janë bërë në PTK është synuar pastaj të sjellët një kryesues nga perëndimi që të mos dijë asgjë për gjendjen.

Ai tha se kur ka ardhur në Kosovë nuk ka ditur për rrethanat dhe nuk ka njohur asnjë njeri në PTK.

 Para deputetëve tha se ka qenë i pastër dhe nuk ka marr tenderë, ndërsa pranoi se ka pasur kërcënime me vdekje.

Tregoi se kishte larguar 50 persona për krim të organizuar në PTK-ja.

“Nuk kam bërë kompromis me askënd për asgjë, nuk kam marr tenderë, nuk kam kërkuar para, as nuk kam dhënë para. 3 herë jam kërcënua me vdekje me vrasje kam lajmërua policinë askush nuk është marr me të kur kam heq antenën serbe, kur largova 50 persona për krim te organizuar në PTK”

“Kam shkarkuar drejtor, nuk kam bërë kompromis me askënd, me çdo lider që jam taku kam thënë nuk lejoj njeri të gjallë ta dëmtoj këtë kompani”

“Kam kërkuar me ndërpre kontratën më kanë thënë bordi se nuk kam të drejtë se nuk e kam bërë unë, unë kam qenë i vetëm veç me Zotin dhe jam ballafaquar me të edhe me dashtë me u tërheq nuk kam mund. Z mobile i ka ikur pagesave, nuk e ka zbatuar kontratën. Sikur faktet që i kam unë po te ishin përdorur në Arbitrazh do të humbte Zmobile dhe do ta kompensonte PTK-në për humbjet e bëra. Pagesat nuk i ka bërë me kohë, i kam detyrua me shkrua një aneks kontratë dhe për çdo tender duhet të marr aprovimin e PTK”

Deputeti, Visar Ymeri e pyeti Haxhën nëse  ka pasur ndonjë formë të shantazhit nga politika apo zyrtarët shtetërorë nga ajo kohë.

Ndërsa Haxha e pranoi se kishte presion.

 “Kam pas presion nga ministrat e linjës atëkohë”, tha ai.

Haxha tha se ish-prokurorja e EULEX-it, Isabelle Arnal, ka qenë shkatërrim i Kosovës e cila e ka pas vetëm këtë synim të dëmtojë vendin.

“Shefi i policisë në atë kohë Reshat Maliqi, policia në atë kohë kanë ardh me një fazë qe nuk munden me vazhdua më tutje se ka presion, jam kërcënua me vdekje”, tha ai.

Të ngjashme