Haxhi Shala në Gjykatën Speciale mbrohet në heshtje

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, sot është intervistuar në Gjykatën Speciale.

Ai pas intervistimit ka deklaruar se është mbrojtur në heshtje dhe se ka shënuar vetëm emrin dhe mbiemrin.

“Intervistimi shkoj mirë se vendosëm me avokatin ta shfrytëzojmë të drejtën të mbrohem në heshtje. I kemi dhënë disa shënime, emrin dhe mbiemrin dhe asgjë tjetër. Përderisa nuk kishim asnjë material as unë, as avokati se pse jam ftuar si i dyshuar, e shfrytëzuam të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, ka deklaruar Shala për TV Dukagjinin.

Ai ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë tutje dhe se do të kthehet në Kosovë brenda 2-3 dite.

“Çka do të ndodhë në të ardhmen nuk e dimë as unë as avokati. E kam përfunduar për sot intervistën, nuk më është caktuar asnjë datë tjetër. Në Kosovë do të kthehem brenda 2-3 dite, se do të jem për vizitë te djali në Pragë”, ka thënë Shala

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme