Haxhiu dhe Sveçla takojnë komisionerin për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, takuan Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, Dider Reynders.

Në takim është diskutuar për prioritetet e Qeverisë në fushën e sundimit të ligjit si dhe reformat në drejtësi dhe siguri, me theks të veçantë vetingu në sistemin e drejtësisë dhe në nivelet e larta të policisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe fuqizimin e integritetit dhe profesionalizmit.

Komisioneri Reynders u njoftua po ashtu për sfidat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve të cilat kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor dhe si dhe për nevojën për bashkëpunimin e afërt dhe profesional me partnerët ndërkombëtarë.

Tutje, të dy ministrat, Haxhiu dhe Sveçla, diskutuan për progresin e arritur në Kosovë. Në anën tjetër Komisioneri Reynders shprehu interesim për të diskutuar për reformat dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës, ndër të tjera theksoi rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtësisë së pavarur dhe profesionale si dhe nevojën e një shteti funksional i cili do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon.

Të ngjashme