Haxhiu: Grupi punues për vettingun ka 4 muaj kohë për ta përfunduar koncept-dokumentin

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se grupi punues për vetting në sistemin e drejtësisë, që është formalizuar sot, ka katër muaj kohë për të përfunduar koncept-dokumentin.

Haxhiu në Deskun e KTV-së ka thënë se mund të bëhet ky koncept-dokument edhe më herët, nëse grupi punues arrin ta bëjë, porse nuk duan të nguten.

“Me programin qeverisës, që do ta procedojmë nesër, kemi planifikuar që deri në fillim të vitit të ardhshëm të finalizohet çështja e bazës ligjore në bërjen e vettingut në drejtësi. Aktualisht sot, kemi krijuar grupin punues. Grupi punues i ka deri në katër muaj kohë për të bërë koncept-dokumentin. Deri në katër muaj, nënkupton se mund ta bëjë edhe për dy muaj, nëse arrin ta bëjë këtë. Nuk jemi të interesuar të ngutemi në këtë proces, duke pasur parasysh rreziqet që mund të na dalin. Kemi ithtarë që të punojmë me siguri të plotë, me transparencë të plotë, bashkëpunim të plotë me ata që kanë rezerva në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu. “Nuk është proces hakmarrës. Ajo çfarë ne besojmë e para është sfida a të shkojmë me ndryshime ligjore apo kushtetuese, këtë e adreson më së miri grupi punues”.

Të ngjashme