Haxhiu: Këmbanat për cenimin e drejtësisë po bien sërish, vettingu i pashmangshëm

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kambanat për cenimin e drejtësisë po bien sërish, tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas publikimit të disa audio-incizimeve, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu thotë se e çuditshme është se përkundër përgjimeve nuk po sheh reagime nga shoqëria, apo nga institucionet përkatëse.

Haxhiu tha se këtu nuk është i përfshirë vetëm i shkarkuari i djeshëm, por edhe gjyqtarë të lartë të Gjykatës së Apelit si dhe Prokurori i Shtetit.

“Ka të bëjë me përgjimet e publikuara nga java e kaluar. Gjatë këtyre ditëve kemi përcjellë me vëmendje publikimet e përgjimeve të cilat janë tronditëse për sistemin e drejtësisë. Kampanjat për cenimin e drejtësisë po bien sërish. Ajo çfarë është e çuditshme se përkundër faktit që kanë kaluar disa ditë nuk kemi parë reagime shoqërore, nga mediat, nga shoqëria civile dhe janë të pakta mediumet që kanë publikuar përgjimet dhe nuk po ndodh e njëjta siç ka ndodhur me aferën ‘Pronto’, dhe këtu po ndodh një skandal i madh dhe thërras për përgjegjësi dhe reagim shoqëror, nga institucionet, shoqëria civile”.

“Është e papranueshme që për një skandal që po ndodh në Kosovë të flas vetëm Qeveria dhe kjo s’ka ndodh me përpara”, tha Haxhiu.

“Jemi duke parë cenimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë dhe nuk mund të rrimë pa vepruar dhe nuk është i përfshira vetëm i shkarkuari i djeshëm por po bëhet fjalë edhe për prokurorë, për gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, fliten emra që janë në nivelet më të larta duke nisur edhe nga Prokurori i Shtetit”.

Haxhiu mes tjerash tha se MD-ja nuk ka kompetenca për të shkarkuar kryeprokurorin e shtetit, derisa ka shtuar se duke parë skandalet në të kaluarën dhe tash kjo që po ndodh vettingu nuk ka alternativë pasi që ajo thotë se është kërkesë shoqërore.

Por që ajo thotë se nuk e dinë se a kanë nisur hetimi i këtyre rasteve.

“MD nuk ka kompetencë për ta bërë shkarkimin e kryeprokurorit të Shtetit dhe i përket Këshillit Prokurorial, sa i përket nisjes së procesit gjyqësor natyrisht që institucionet e drejtësisë KPK-ja është mbyllur karshi pyetjeve që janë bërë dhe nuk po japin informacion të detajuara, dhe nuk kemi informacione që nëse kanë nisur hetimet ndaj këtyre rasteve”.

Të ngjashme