Haxhiu: Këta që sot shtiren kinse janë kundër fusnotës, kur ajo u instalua s’e thanë asnjë fjalë të vetme

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se qytetarët e Republikës së Kosovës, janë duke u përfaqësuar denjësisht brenda dhe jashtë vendit, nga kryeministri Albin Kurti.

Kjo deklaratë e saj, vie pas reagimeve të shumta lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit kosovar në diskutimet në Bruksel, e ku së fundi Kurti përfaqësoi Kosovën me fusnotë por jo me emrin kushtetues Republikë e Kosovës.

”Këta që sot shtiren kinse janë kundrejt fusnotës, asokohe kur fusnota u instalua nuk e thanë asnjë fjalë të vetme kundër asaj marrëveshje (por as edhe të tjerave) përkundrazi iu bashkuan qeverisë së asaj kohe kinse fusnota ‘do të shkrihej porsi fjolla e borës’, prandaj këta askush nuk i merr seriozisht”.

“Fusnota dhe shumë marrëveshje tjera sikurse edhe ajo për asociacionin ishin dhe mbeten të dëmshme. Koncesionet në kurriz të shtetit dhe qytetarëve që i bënë qeveritë e kaluara nuk mund të zhbëhen menjëherë”.

“Sot, Republika e Kosovës dhe qytetarët, përfaqësohen denjësisht nga kryeministri Kurti, brenda e jashtë vendit, fatkeqësisht këtë përfaqësim nuk e kemi parë kurrë më parë por fat i mirë që tani Kosova shihet ndryshe! Kemi shumë punë për të bërë!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme