Haxhiu: Krijimi i një mekanizmi të jashtëm për vettingun nënkupton ndryshime kushtetuese

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se çfarëdo mekanizmi i jashtëm për vettingun, nënkupton edhe ndryshime kushtetuese.

Në Deskun e KTV-së Haxhiu ka thënë se për Qeverinë kjo do të ishte më e lehtë, porse partitë e tjera politike mund ta kundërshtojnë.

“Çfarëdo krijimi i mekanizmi të jashtëm, mekanizëm me ekspertë të cilët do ta bëjnë vettingun në të ardhmen, do të nënkuptonte edhe ndryshime kushtetuese. Për MD dhe Qeverinë është shumë më e lehtë të shkojmë me ndryshime kushtetuese, në kuptim të jetësimit të vettingut në sistemin e drejtësisë. Rreziku këtu është te mospërkrahja që mund të ndodhë nga subjektet e tjera politike, sepse duhen 2/3 e votave. Besoj se në fund është në kompetencë të grupit punues, por duhet të shkojmë ndoshta me dy alternativa”, ka thënë ajo.

Të ngjashme