Haxhiu: Ligjet copy-paste pengesë për zbatimin e tyre

Prishtinë | 11 Mar 2018 | 08:07 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ligjet që procedohen nga Qeveria dhe miratohen në Kuvend janë ligje të bëra “copy-paste” nga shtetet e Bashkimi Evropian dhe si rezultat është shumë e vështirë për tu zbatuar në praktikë.

Kështu tha kryetarja e komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, në një prononcim për Ekonomia Online.

“Së pari duhet pasur parasysh që Kosova ka jashtëzakonisht shumë probleme qoftë në sferën politike, ekonomike apo sociale dhe ligjet të cilat po miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe që po përcjellën nga qeveria, janë ligje të cilat po merren copy-paste nga vendet e Bashkimit Evropian dhe pastaj po kemi probleme të zbatimit të atyre ligjeve.. pikërisht për faktin se të njëjtat nuk po i përshtaten rrethanave nëpër të cilat po kalon Kosova”, tha Haxhiu për EO.

Draftimi i ligjeve nga Qeveria pa marrë vërejtjet e shoqërisë civile dhe të grupeve të interesi, sipas Haxhiut është duke i shkaktuar problem deputetëve andaj edhe vazhdimisht kërkohet plotësim-ndryshimi i tyre.

“Vërejtjet tona kanë të bëjnë me mënyrën se si qeveria i procedon apo si i drafton projektligjet për procedurat në Kuvend, shumë shpesh nuk merren vërejtjet e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit…”.

“…në qoftë se ne nuk bëjmë një ligj siç duhet pastaj po detyrohemi të bëjmë plotësim-ndryshime të shumta. ka ligje të cilat janë nxjerrë edhe pas tyre edhe katër apo pesë ndryshime, kjo është jashtëzakonisht vështirë edhe për institucionet të cilat i zbatojnë këto ligje por edhe për qytetarin në qoftë se dëshiron të dijë se çfarë përmbajnë ligjet”.

Sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, ajo çfarë duhet të bëhet është përshtatja e ligjeve sipas nevojave dhe rrethanave nëpër të cilat po kalon Kosova, raporton EO.

Të ngjashme