Haxhiu: Për herë të parë po ndodhë që gratë dhe fëmijët po e ndjejnë dorën e shtetit

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Qeveria ka prezantuar fillimin e zbatimit të masës 3.5, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Me vendimin e Ministrisë së Financave që nis të zbatohet nga ky muaj, nënat e reja (lehonat) do të mbështeten nga Qeveria duke përfshirë 170 në muaj dhe njëkohësisht do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve, nga 20 deri në 10 euro në muaj.

E këtë vendim ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po e vlerëson se për herë të parë po ndodhë që gratë dhe fëmijët po e ndjejnë dorën e shtetit.

Sipas saj për herë të parë vëmendja është kthyer tek kategoritë që janë të diskriminuara e shtypura.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë se problemet e mëdha.

Postimi i saj i plotë:

Asnjëherë, asnjë Qeveri, përmes politikave nuk kanë adresuar problemet me të cilat ballafaqohen vajzat dhe gratë prandaj edhe gjendjen e kemi gjetur shumë keq. Vetëm angazhimi i Qeverisë por edhe institucioneve tjera do ta ndryshojë gjendjen. Padyshim që problemet e mëdha të shkaktuara për vite me radhë, nuk adresohen brenda vitit.

Për herë të parë po ndodhë që gratë dhe fëmijët po e ndjejnë dorën e shtetit. Për herë të parë vëmendja është kthyer tek kategoritë që janë të diskriminuara e shtypura.

Shumë mesazhe kam pranuar sot lidhur me masën për mbështetjen e nënave dhe fëmijëve.

Familjet i janë gëzuar kësaj mase sepse lehtëson jetën e secilit ndërkaq cinikët janë gjithnjë në pozicionin e vet. Tendencat për ta minuar efektin pozitiv të kësaj mase janë të dështuara!

Shteti ynë do të bëhet vend i mirëqenies ku secili mund të jetojë sepse është qytetar i këtij vendi.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme