Haxhiu: Përdhunuesit e kanë vendin në burg jo në shtëpi

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Reagime të shumta pati qysh mbrëmë pas lirimit nga paraburgimi të policit dhe profesorit që dyshohen për keqpërdorim seksual me të miturën nga Drenasi.

Kujtojmë se polici V.V dhe profesori SH.XH të dy nga Drenasi, dyshohet se abuzuan me të miturën dhe ndaj tyre, tash rëndon masa e arrestit shtëpiak.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se ndryshimi i masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak për përdhunuesit është goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale dhe dekurajim për raportimin e dhunës seksuale.

“Përdhunuesit e kanë vendin në burg dhe jo në shtëpi!”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme