Haxhiu: Policia nuk ka të drejtë t’i arrestojë deputetët në Kuvend

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 13:00 | Nga

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në një prononcim të shkurtër për media tha se Policia e Kosovës është duke pritur tek salla e Grupit parlamentar për ta arrestuar deputetin Driton Çuashi.

Ajo tha se Policia nuk ka të drejtë t’i arrestojë deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur gazin lotsjellës në Komisionin për punë të Jashtme.

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme po bëhej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas debateve të ashpra, ka eskaluar situata dhe nënkryetari i Vetëvendosjes ka hedhur gaz lotsjellëS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme