Haxhiu shpërndan certifikatat e Provimit të Jurisprudencës, kërkon angazhim në zbatim të ligjeve

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 14:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë (MD) ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Provimit të Jurisprudencës për kandidatët të cilët kanë kaluar këtë provim, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Albulena Haxhiu, me këtë rast tha se vendi vazhdimisht është duke avancuar në infrastrukturën ligjore.

Prandaj sipas saj, duhet angazhim nga të gjithë për zbatimin e ligjeve në fuqi.

“Kosova vazhdimisht është duke avancuar në infrastrukturën ligjore. Pajisja me certifikata përbën hap tutje. Arritja e rezultateve mund të shihet në detyrat që ju i bëni”.

“Iu uroj suksese në jurisprudencë dhe suksese në rrugëtimin tuaj të gjyqtarit e avokatit që janë në zbatim të ligjit dhe shtetit të së drejtës”.

Të ngjashme