Haxhiu u shpërndan certifikatat atyre që kaluan Provimin e Jurisprudencës: Bëjeni punën me përgjegjësi e nder

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 13:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë shpërndarjen e certifikatave për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ajo tha se edhe përkundër sfidave është vërtetuar se me punë arrihet gjithçka, për çka edhe i inkurajoi ata që të punojnë pa ndalur.

Madje u tha se ku do që janë duhet që punën ta bëjnë me përgjegjësi e nder, duke shtuar se institucionet kanë nevojë për njerëz që e kryejnë detyrën e tyre.

“Mirë se po e gjejmë njëri-tjetrin ku secili prej kush e ka pritur ma padurim. Është ndër që po u pajis me certifikata të Jurisprudencës”. 

“Gjatë këtyre viteve jeni përballur me sfida, por kemi dëshmuar që me punë arrihet gjithçka. Pas marrjes së certifikatës do t’u hapen dyert për të ecur tutje”.

“Kudo që orientoheni ta bëni punën me nder dhe përgjegjësi. Ne kemi nevojë për njerëzit në institucione ta kryejnë detyrën e tyre. Rastet e tilla nuk duhet të ndodhin sikurse ajo që ndodhi para disa ditësh”.

Të ngjashme