Haxhiu viziton KGjK-në: Sistemi i drejtësisë do ta ketë mbështetjen e plotë të Qeverisë Kurti

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 12:02 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK), me ç’rast u takua me kryesuesin Skënder Çoçaj, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ofroi mbështetjen për sistemin e drejtësisë dhe diskutuan për kërkesat buxhetore që i kanë këto institucione.

“Unë sot kam planifikuar të vizitoj KGjK-në dhe KPK-në për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tyre cilat janë nevojat e tyre në mënyrë qe sa më drejtë të realizohen të drejtat e qytetarëve të Kosovës.  Sot ofrova mbështetjen time të qeverisë së re  për sistemin e drejtësisë diskutuan për kërkesat buxhetore që i kanë  institucionet e drejtësisë ku u dakorkuam që pas këtij takimi të më dërgohet një raport, kërkesat e KGjK drejtuar Ministrisë së Financave sepse tash jemi duke u munduar qe të rishikojmë draftin e buxhetit të qeverisë së kaluar në mënyrë që sa më parë të adresojmë në Kuvend”, tha ajo.

Ajo tha se një çështja tjetër për të cilën diskutuan ishte edhe numri i lëndëve të vjetra për të cilat tha se më shumti ka në Prishtinë.

“Disa çështje që parashtrova kishin të bënin me numrin e lëndëve të vjetra qe më së shumti janë në Prishtinë në gjykatën themelore por edhe apelit, edhe sidomos adresimin e lëndëve civile që është problem për qytetarët nëse duhet të presin me vite të tera për të adresuar një lëndë”, tha ajo.

Sipas Haxhiut një sfidë tjetër për institucionet e drejtësisë është edhe konfiskimi i pasurisë.

“Diskutuam edhe për konfiskimin e pasurisë që është një sfidë e madhe për institucionet e drejtësisë dhe për ligjin e sistemit të administratës të sistemit të drejtësisë. Sepse ju e dini që ka pasur disa herë kërkesa të administratës së sistemit të drejtësisë qe ju ka bërë padrejtësi ndaj tyre. Ne kemi një mision të përbashkët shteti i së drejtës, do të punojmë pa ndal për këtë”, tha ajo

E pyetur se kur mund të ketë një kornizë ligjore për hartimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë, Haxhiu tha se janë dakorduar me stafin brenda Ministrisë që të fillojnë të punojnë në koncept-dokument dhe themelimin e grupeve punuese.

 “Menjëherë sot në mëngjes jam dakorduar me stafin brenda Ministrisë se Drejtësisë që të punojmë në koncept dokument dhe themelimin e grupeve punuese për hartimin e këtij projektligji. Unë kam pasur gati një draft po rregullat e brendshme të Ministrisë kërkojnë që së pari të bëhet koncept dokumenti me grupet punuese. Qëllimi është që barra e provës të vendoset personi i dyshuar emërtimi i tij mund të jetë ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Mekanizmat që kemi pas deri tani në dispozicion nuk kanë qenë të duhurat kanë dështuar institucionet e drejtësisë të konfiskojnë pasurinë me bazë penale”, tha ajo.

Kryesuesi i KGjK-së, Skënder Çoçaj tha se KGjK-ja ka vullnet të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë që qytetarët te realizojmë të drejtat e tyre në gjykata.

“Patëm një takim konstruktivë, diskutuam për nevojat qe ka KGjK, për kërkesat buxhetore por edhe për çështje të ndryshme. KGjK ka vullnet dhe potencial të punojë në atë drejtim qe gjithë qytetarët të realizojmë të drejtat e beta në gjykatat tona. U pajtuam që të punojmë  bashkërisht që qytetarët të gjejnë drejtësinë në gjykatat tona”, tha ai.

Ministrja Haxhiu pas KGjK-së, vizitoi edhe Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Të ngjashme