Haziri dhe Ternava koordinohen për projekte të përbashkëta

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 20:08 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, kanë zhvilluar sot një takim, të rëndësishëm, thotë komunikata për media, me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava.

Sipas komunikatës, qëllimi i takimit ka qenë bashkëpunimi dhe koordinimi me BIK’un për projektet e përbashkëta.

Në takim është vlerësuar lartë funksionalizimi edhe puna e Mekanizmit referues kundër çdo lloj ekstremizmi, sikurse edhe roli i Këshillit të Bashkësisë Islame dhe i Komunës së Gjilanit në këtë aspekt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme