Haziri: McCain dëshmoi si të luftohet për atdhe

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 17:49 | Nga
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e senatorit, Senator McCain.

Haziri nëpërmjet llogarisë së tij, Facebook, ka falendëruar të ndjerin.

“RIP. Faleminderit për të gjitha, Heroi im. Gjatë jetes suaj, dëshmove se si duhet atdheu dhe si si luftohet për t’i bërë të tjerët me Atdhe. Mirënjohës dhe falënderues!”, ka shkruar Haziri.

Senatori amerikan, John McCain, ka vdekur sot në moshën 81 vjeçare, për shkak që sipas familjarëve, kishte ndërprerë trajtimin e kancerit në tru, me çka ishte diagnostifikuar vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme