Haziri në KBI, uron besimtarët për Kurban Bajramin

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, duke e uruar kryetarin Naim Aliu, kryesinë dhe të gjithë qytetarët.

“E urova kryetarin e KBI, Naim Aliu për festën e Kurban Bajramit, e me këtë rast ua uroj të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Lutemi çdo familje që ta ketë sofrën plot. Thirrja më e madhe e kësaj feste është që të kujdesemi për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit. Uroj që haxhilerët e komunës sonë, në përmbyllje të farzit të madh të haxhit, të jenë shëndosh e mirë, duke e lutur Zotin që të kthehen në familje nga rruga e shenjtë si është më së miri”, ka thënë Haziri.

“Kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Këshillin e Bashkësisë Islame, edhe si komunitet e edhe me projekte në infrastrukturë për nevojat e besimtarëve. Do të vazhdojmë t’i koordinojmë punët në parimin e njejtë, duke marrë pëlqimin nga KBI për cdo program të përbashkët për ta implementuar për interesat e besimtarëve”, ka shtuar Haziri.

Siç njofton kumtesa, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën e stome dhe për, siç tha, bashkëpunimin e mirë që e kanë në vazhdimësi me Komunën e Gjilanit.​ 

Të ngjashme