Haziri njofton se një banor nga Zhegra ka vdekur nga COVID-19

Gjilan | 02 Gus 2020 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se edhe një qytetar nga kjo komunë ka humbur jetën nga COVID-19.

Ai ka bërë të ditur se i vdekuri është nga fshati Zhegër. Numri i të vdekurve në këtë komunë nga Coronavirusi ka arritur në 17.

Haziri përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për respektim të masave.

Postimi i plotë i tij:

Me keqardhje ju njoftoj se edhe një bashkëqytetar i yni nga Zhegra e ka humbur betejën më #COVID19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 512 të infektuar, 334 të shëruar, 161 raste aktive, 41 pacientë të hospitalizuar dhe 40 mostra në pritje.

Vdekja e 17 bashkëqytetarëve tanë duhet te jetë alarm për të gjithë. Prandaj, ju lutem shumë, respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme