Haziri: Po kalojmë ditët më të vështira me pandeminë

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit të Komitetit të Emergjencave, ka thënë se takojmë ditët më të vështira të përballjes me pandeminë e pamëshirshme.

“Fatkeqësisht, brenda 24 orëve e kemi humbur edhe një bashkëqytetar dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. Kufizimi i lëvizjes po respektohet sikurse edhe nga ana e gastronomisë. Besoj që me solidaritet do ta përballojmë këtë situatë e vështirë”, tha Haziri, në konferencën për media.

Ai pohoi se përkundër rritjes së numrit të rasteve pozitive, në Gjilan gjendja është nën kontroll, duke shtuar se të gjitha rastet që janë të infektuar, janë në monitorim të plotë 24 orë e shtatë ditë.

Në këtë konferencë ka folur edhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr,. Ukshin Ismaili, dhe drejtoresha e QKMF’së, dr. Arbenita Hajdari, të cilët kanë apeluar që të kujdesen për vetën, ta bartin maskën dhe higjienën.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: Nga 6063 mostra, 2164 persona kanë rezultuar pozitivë, 1528 janë shëruar, 573 raste aktive, 63 të vdekur, 66 të hospitalizuar dhe 180 mostra në pritje për rezultat. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme