Haziri: Rugova ishte personi që realizoi ëndrra

Gjilan | 21 Jan 2021 | 14:39 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në teatrin e Gjilanit u mbajt akademia përkujtimore në nder të 15- vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, këtu u tha se presidenti i ndjerë ishte shtylla kryesore e vendit, raporton Ekonomia Online.

Të pranishëm në këtë akademi janë Kryeministri  në detyrë Avdullah Hoti, Kryetari  i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, fëmijët e ish-presidentiti Rugova Ukë dhe Teuta Rugova dhe përfaqësues të tjerë politik.

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëherit bashkëpunëtor i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova tha që edhe në ketë vit po shënohet ky manifestim por më ndryshe.

“Ky manifestim e gjen Gjilanin me kohë pandemie, kohë zgjedhje dhe kohë dimri”, tha Haziri.

“Rugova ishte  person që realizoi ëndrra dhe ishte shtylla kryesore e këtij vendi i cili la trashëgimi kujdesin për njeri-tjetrin, qetësi dhe përkushtim”, tha tutje ai.

“Edhe kundërshtarët më të mëdhenj i ka ulur në gjunjë para varrit dhe veprës së tij, edhe ai i fundit u gjunjëzua para varrit të tij”, tha Haziri.

Të ngjashme