Haziri: S’kisha informacione se Agon Musliu kishte probleme shëndetësore

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 10:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, tha se asnjëherë nuk i është komunikuar se i ndjeri Agon Musliu kishte probleme shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

Musliu vdiq derisa ishte i vendosur në karantinë në Qendrën Studentëve. Ai vdekja e Musliut e quajtur “njollë të zezë”, duke kërkuar që sa më parë të zbulohet nga organet e rendit.

“Asnjë problem shëndetësor nuk është paraqitur tek unë vetëm e kam ditur se është një i ri, që banon i vetëm në banesë, pa mundësi për të qëndruar në konvikt, dhe kërkesa e tij ka qenë e arsyeshme”.

“Gjilani dhe Kosova ka humbur një djalë të ri. Bëhet fjalë për një djalë të shkëlqyer në master. Për rastin ka dhënë deklaratë prokuroria e shtetit. Duhet të sa më shpejt të vihet drejtësia për Agonin”.

“E kam telefonuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani. Qendra Operative e Gjilanit ka reaguar dhe e ka dërguar një psikiatër tek i ndjeri”.

“Me vetë faktin se ka zbritur në aeroport të gjithë i janë nënshtruar karantinimit dhe i ndjeri ka pasur gjithë dokumentacionit që mos t’i nënshtrohet karantimit. Dhe prindi i tij ka bërë të pamundurën për ta takuar”.

“… mund të them e kam mbështetur karantimin, por jo mënyrën si ka ndodhur. Në rastin tonë kabineti ka vendosur me operuar në dy qendra. Komunikimi ka qenë vetëm me ministrinë e Punëve të Brendshme”.

“Gjilani ka fluksin më të madh të njerëzve jashtë. Për dijeni time kemi vetëm kërkesë për ardhje dhe vetëm me leje kanë mundur të udhëtojnë”.

Deputetja e VV-së Fatmire Kollçaku, pati një sërë pyetjesh për Hazirin, raporton EO.

“A mendoni se mund të konsiderohet ndërhyrje politike telefonatat? A keni dhënë premtim prindit të Agonit se ai nuk do të shkoj në karantinë?”.

“Nëse thuhet që iu është dhënë leja babit të shkoj në aeroport është dashur të ndiqen procedurat? Pse nuk keni adresuar rastin si kryetar komune? Nuk e dimë sa kemi pasur?”.

Haziri tha se ka pasur më shumë se dhjetë komunikime.

“Komunikimi ka qenë mes familjes dhe ambasadës. Nuk e kanë lejuar njeriun të afrohet te djali i tij. i fundit ka qenë 5 minuta para se me ndodh rasti me babin e Agonit”.

“Gjithë komunikimi jonë ka qenë zyrtar. Për mu mbetet që ju dhe prokuroria me hetuar rastin se çka ka ndodhur”.

Kryetarja e komisionit Mimoza Kusari-Lila pyeti se sa qytetarë të riatdhesuar ka pasur nga Gjilani nga fundi i muajit  marsit deri në qershor

“Unë konsideroj që në momentin kur përmbyllim të gjitha intervistat kemi dhe një neuropsikiatër për fazat e depresionit. Ajo konsideron të mbyllur këtë rast”.

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalija, kërkoi nga Haziri sqarime se a ka marrë informacione sa i përket gjendjes shëndetësore të Agronit, raporton EO.

“A ka ndonjë telefonatë tuajën që keni komunikuar me zotëri Musliun se Agoni nuk është mirë me shëndet”.

Përderisa deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur se kur Haziri ka kontaktuar për herë të fundit me familjen Musliu.

“Kur ka qenë koha e fundit që keni kontaktua me familjen e Agonit”.

Të ngjashme