Haziri tregon se Gjilani po shkon drejt vendit pa raste aktive me Covid-19

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se komuna e Gjilanit ka 41 raste aktive me COVID-19, nga 980 sa ishin para disa javëve.

Ai ka thënë se nëse kujdesen kështu, Gjilanit do të jetë edhe pa raste të infektuara me COVID-19.

Ai ka falënderuar punëtorët shëndetësorë e Policinë e Kosovës për kontributin e dhënë gjatë pandemisë.

Shkrimi i tij i plotë:

Lajm plot shpresë. Pas 15 muajve të ballafaqimit me #COVID19, 41 raste aktive i kemi në Gjilan nga 980 sa ishin para disa jave. Nëse kujdesemi kështu, po shkojmë drejt një Gjilani pa COVID, ndërkohë që vaksinimi është udhë e shpresës për imunizim kolektiv.

Falënderim pafund për Dr. Ukshin Ismaili nga Spitali i Përgjithshëm, Dr. Ajhane Sefiu nga QRSHP, Dr. Arbenita Hajdari nga QKMF, emergjencat civile të Komunës dhe Kryqin e Kuq të Gjilanit.

Falënderim edhe Policisë së Kosovës, Stacionit në Gjilan, për mbikëqyrjen në baza ditore të zbatimit të masave.

Falënderim i madh për qytetarët e Gjilanit për lojalitet e bashkëpunim. Bashkë mundemi

Të ngjashme