Hedhen mjete piroteknike në autobusin e trafikut urban, tmerrohen qytetarët

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 11:55 | Nga

Para pak çastësh ka ndodhur një shpërthim i disa mjeteve piroteknike të cilat janë hedhë në njërin prej autobusëve të linjës 4 të trafikut urban.

Rasti ka ndodhur në Kodrën e Diellit, gjegjësisht në rrugën “Enver Maloku”.

Një qytetare që ka qenë brenda autobusit ka thënë për Insajderin se rasti ka ndodhur shumë shpejt.

“Pasi autobusi u ndal në stacion, u hap dera për të zbritur qytetarët, ka dalë një djalë i rri, rreth 15 vjeçar dhe i ka hedhë 2-3 copa mjete piroteknike (petarda), të cilat kanë shpërthy. Ka qenë panik i madh”, ka thënë një qytetare për Insajderin.

Tash ëpr tash autobusi i linjës 4 është ndalur aty dhe po e pret të vijnë policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme