Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, katër të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 09:55 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 30 minuta vonesë ka filluar seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, raporton Ekonomia Online.

Të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, dhe kanë kërkuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi, është deklaruar e pafajshme pasi që ka thënë se të gjitha veprimet e saj ishin publike.

“Të gjitha veprimet e mija kanë qenë publike, për bindje dhe qëndrime politike ky ka qenë motivi, asnjëherë nuk e kam mohuar veprimin dhe kanë qenë të përsëritura në sallën e Kuvendit në kuadër të mandatit të deputetes. Për të gjitha veprimet e mija të cilat nuk i mohojë nuk ndjehem fajtore”.

Edhe ish-deputetja e VV-së, Besa Baftiu është deklaruar e pafajshme.

“Lidhur me veprën që e kemi kryer ndihen e pafajshme dhe kemi bërë veprime që kanë qenë publik dhe e ndjej vetën të pafajshëm”.

Njëjtë ka vepruar edhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj. Ai tha se veprimet e tij kanë qenë politike dhe nuk ndihet fajtorë.

“Sa i përket veprimit tonë se puna e deputetit për mos me lejua askënd që ta cenojë territorin, veprimet e mija kanë qenë politike dhe nuk ndihem fajtorë për veprimet”.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është e deklaruar e pafajshme teksa tha se veprimet e saj kanë qenë politike por jo kriminale.

“E kuptoj aktakuzën dhe nuk e kundërshtojë për faktin s enë vitet 2015/16 Kosova është përballë me dy projekte të rrezikshme sepse ka qenë obligim i ynë që të ndërmarrim veprime protestuese, në mënyrë që argumentet tona nuk dëgjoheshin të merren parasysh,dhe qëllimi jonë nuk ka qenë kriminal”.

Përderisa seanca e radhës do të mbahet me 18 maj në ora 13:15.

Të ngjashme