Hekuran Murati thotë se ekonomia e Kosovës ka rikuperuar thuajse plotësisht humbjet e shkaktuara nga pandemia

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 13:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për gjendjen ekonomike, referuar situatës nëpër të cilën kaloi Kosova si shtet pas goditjes nga pandemia.

Murati u shpreh se bazuar në analizat e bëra, vlera e rritjes ekonomike rezulton ndjeshëm më e lartë sesa pritjet e tyre fillestare.

”Ne sot para jush si qeveri, paraqesim projektligjin e ndarjeve buxhetore për 2022. Sa i përket vitit që po e lëmë pas, ne si qeveri kemi përcjellur me kujdes treguesit kryesorë ekonomikë, përgjatë periudhës janar/shtator të këtij viti”.

”Dhe sipas të dhënave të publikuara nga ASK, brutoprodukti vendor gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, ka shënuar një rritje mesatare prej 10.5%”.

”Kjo rritje është në linjë me pritjet tona për rimëkëmbje të theksuar ekonomike pas lehtësimit të masave kufizuese të ndërmarra në kuadër të pandemisë COVID-19, dhe reflekton efektin bazë të rënies së ndjeshme në tremujorin e dytë në vitin e kaluar dhe intenzitetin e faktorëve që kanë ushqyer rritjen në gjysmën e parë të vitit 2021”.

”Megjithatë magnituda e rritjes ekonomike ka rezultuar ndjeshëm më e lartë sesa pritjet fillestare”.

”Rritja e deritashme konfirmon se ekonomia e Kosovës ka rikuperuar pothuajse plotësisht humbjet e shkaktuara nga pandemia në aktivitetin ekonomik”.

”Sipas vlerësimeve tona më të fundit, ekonomia e Kosovës gjatë vitit aktual pritet të rritet në mënyrë dyshifrore pra në 10% në terma real, ndërsa 12.2% në terma nominal, duke lënë pas recesionin ekonomik të vitit të kaluar”.

Të ngjashme