Heldt jep lajm të rëndësishëm për liberalizim e vizave për kosovarët

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 17:58 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka thënë se Gjermania dhe Kosova janë duke u përgatitur për takimin bilateral në tëcilin do të diskutohet për liberalizim të vizave.

Ai deklaroi se për këtë ka pasur bisedime në Qeverinë gjermane dhe se për detajet tjera të pajtimit që kanë pasur kryeministri Haradinaj dhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, do të ketë një takim të radhës.

“Për çështjen e liberalizimit të vizave ka pasur bisedime në qeverinë gjermane. Kryeministri i Kosovës e ka pasur një takim me ministrin e brendshëm të Gjermanisë dhe ata në atë takim janë marrë vesh që detajet e tjera për këtë pajtim të cilin e kanë pasur për çështjen e liberalizimit të vizave, t’i diskutojnë në takimet bilaterale dhe përgatitjet për këtë takim janë në vazhdimësi”, ka thënë Heldt.

Këto komente ambasadori i bëri gjatë një vizite në Novobërdë, ku është restauruar Kalaja e Artanës.

Të ngjashme