Heldt: Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të ndihmojë në zgjedhjen e noterëve në Kosovë

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së noterëve në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt përmes një postimi në Twitter.

Ai ka thënë se ky union do të jap mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare, duke shtuar se nuk ka nevojë të nxitohet me nominimet.

“Lajm i mirë nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve: pas bisedimeve me të gjithë palët e interesuara këtu, IUNL konfirmoi se ata do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së noterëve në Kosovë dhe do të japin mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare. Pra, nuk ka nevojë të nxitoni nominimet tani”, ka shkruar ai. 

Të ngjashme