Hera e parë pas luftës: Në kishën ortodokse në oborr të UP-së që e kishte përuruar krimineli Arkan, mbahet liturgji (Video)

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Kisha Ortodokse serbe ka mbajtur liturgji fetare të enjten në kishën e papërfunduar në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.

Kjo është hera e parë që mbahet liturgji në këtë kishë pas luftës. Sipas mediumit serb RadioKim, për herët të fundit liturgji në këtë kishë ishte mbajtur më 1998.

Kjo kishë kishte nisur të ndërtohej në vitin 1992 në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit, por deri në përfundim të luftës në Kosovë, më 1999, nuk arriti të përfundohej.

Pas luftës, Kisha Ortodokse Serbe ka tentuar në disa raste ta funksionalizojë, së fundi më 2016, por nuk është lejuar nga Komuna e Prishtinës, pasi u kërkua dokumentacioni për objektin.

Të ngjashme