Hetimi për faljen e hidrocentraleve në rrezik, Prokuroria ka veç edhe 4 muaj

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Prej sot fiks katër muaj kohë në dispozicion ka Prokuroria Speciale që të ngrejë aktakuzë për hetimin në rastin e njohur si falja e hidrocentraleve, në të cilin po hetohen ministra e ish-ministra.

Nëse deri më 3 maj Prokuroria Speciale nuk e konkretizon këtë hetim me aktakuzë, atëherë ligjërisht kjo lëndë konsiderohet si e pushuar. Kjo pasi që Kodi i Procedurës Penale parasheh dy vjet afat që Prokuroria të hetojë një rast, pasi që ka nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve.

Pas raportimit të “Kohës Ditore” në shkurt të vitit 2016, Prokuroria Speciale pati nisur një hetim parapenal për këtë rast. Hetimi preliminar ka zgjatur 26 muaj. Për 26 muaj Prokuroria Speciale ka qenë “vetëm në fazën e grumbullimit të informatave”. Katër ditë para se të kalonte afati për të nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe të pamundësohej vazhdimi i këtij hetimi, Prokuroria Speciale përfundimisht kishte nxjerrë vendim për fillimin e këtyre hetimeve.

Më 3 maj të vitit 2018, Prokuroria Speciale ka nxjerrë aktvendim për hetimin e disa zyrtarëve. Në mesin e tyre edhe për hetimin e ish-ministrave Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Nenad Rashiq, të cilët janë ish-ministrat që nënshkruan privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimin në vitin 2012 për një shumë prej 26.3 milionë eurosh, bashkë me të cilat blerësit i janë falur edhe katër hidrocentrale që ishin pronë publike

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme