Hetuesia nuk pritet ta marrë në pyetje Veselin për përmendjen e emrit në videon për fajde

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK), aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, nuk është intervistuar nga hetuesia në cilësinë e viktimës apo dëshmitarit e as në ndonjë cilësi tjetër, edhe pse emri i tij përmendet në shumë video ku të përfshirë janë edhe dy të dyshuar të grupit që hetuesia pretendon se janë marrë me fajde.

Videoincizimet ku përmendën disa zyrtarë të PDK-së janë duke u endur në Prokurorinë e Shtetit qysh prej vitit 2013. Këto prova i kanë poseduar disa hetues e prokurorë, shkruan sot Koha Ditore. Asnjëri nga ta nuk e ka intervistuar Veselin për përmendjen e emrit të tij në incizime.

Dy prokurori janë marrë me rastin, ndërsa incizimet me vite kanë kaluar nëpër duart e hetuesve policorë.

Gazeta i ka drejtuar pyetje Policisë së Kosovës se a është intervistuar dhe nëse jo, pse nuk është intervistuar Veseli rreth kësaj çështjeje, por ata nuk janë përgjigjur. Në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kanë thënë se përgjigjja duhet të kërkohet në sistemin e drejtësisë.

Në një prononcim për gazetën kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se nuk e di nëse është intervistuar ose jo Veseli në çfarëdo cilësie

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme