“Hidrocentralet me probleme, duhen inspektime strikte”

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 12:21 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Hidrocentralet në Kosovë, po ballafaqohet në probleme të ndryshme ndonëse potenciali i tyre është i kënaqshëm, raporton Ekonomia Online.

Kështu thotë raporti i Balkan Green Foundation (BGF) dhe Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) me temën: “Hidrocentralet në Kosovë – Problemet dhe Potenciali i tyre real”.

Besfort Kosova nga Ballkan Green Foundation tha se është mirë të ketë energji të ripërtërishme.

“Hisdeocentralet kanë probleme shumë të mëdha sepse po ndërtohen në parqe dhe zona tjera të mbrojtura. Ballakns është kundër përkundrazi jemi për energjinë e ripërtërishme por nëse këto krijohen  atëherë dëmet janë më të mëdha sesa që janë përfitimet. Rasti i Zhupës së Malit të Sharrit që një kohë po luftojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit pasi po shkatërrohen”, tha Kosova.

Dardan Abazi nga  Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), tha se gjetjet paraqesin probleme në fushën e energjisë dhe në fushën e ripërtërishme. Sipas Abazit, zhvillimi i hidrocentraleve duhet të ketë inspektime strikte.

“Gjetja e parë ka problematikë në fushën e energjisë dhe në fushën e ripërtërishme. Një bashkëpunim më të  madh duhet ketë me Ministrinë e Planifikimit Hapësinorë dhe ministrit të tjera për çështje investimesh. Zhvillimi i hidrocentraleve duhet të ketë inspektime strikte pasi edhe hidrocentralet qe kanë mare leje dhe kjo është bërë edhe për fajin e institucioneve për mos inspektim. Duhet raportuar parimi kushtetues”, tha Abazi.

Madje sipas Abazit, ka munguar edhe konsultimi me qytetarët, për t’i dituar ata se cilat janë pasojat dhe benefitet.

“Konsultimi ka munguar, ne insistojmë që para këtyre investimeve që bëhen që prekin qytetarët duhet të këtë konsultim të gjerë me banorët e atyre zonave dhe cilat janë benefitet. Duhet marrë përgjegjësia për ato që janë marrë. Çështja e zonave duhet të betonohet me ligj dhe të mos lejohet që një vullnet politikë të ndrojë faunën dhe florën. Kemi edhe kafshë të rrezikuara”, shtoi Abazi.

Kosova bëri të ditur se problematikë është edhe keqplanifikimi dhe strategjia e gabuar që nga fillimi i projekteve në Kosovë. Kosova thotë se mungojnë kriteret dhe nuk merret parasysh pëlqimi i Ministrisë së Mjedisit.

“Keqplanifikimi në Kosovë është bërë strategji e gabuar qysh nga hapat e parë. Mungojnë kriteret s’merret parasysh pëlqimi i Ministrisë së Mjedisit. Si pasojë e mosrespektimit është shkatërruar edhe Lumbardhi. Kosova është ndër vendet më të varfra për kokë banori sa i përket ujit. Ka edhe elemente të rrezikshme që s’kanë fare konsideratë për natyrën po vetëm të përfitimit”, tha Kosova.

Vendi sipas tij, lumenjtë janë të shkatërruar dhe s’ka ujë të mjaftueshëm.

“Kosova s’ka ujë por ka edhe brishtësi në ujë shumica e lumenjve janë të shkatërruara dhe të pa kotaminuara. Ka edhe rrjedhje të vajit dhe sasia e energjisë 550 GW hidrocentrale lirojnë rreth 400”, shtoi Kosova, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme