Hiqet pagesa prej 10 centëve në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 10:22 | Nga

Në fund të këtij muaji pritet të largohet pagesa prej 10 centëve për secilën hyrje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Pagesa ka filluar në shtator të vitit 2017, pasi që kishte dështuar projekti për shitjen e biletave në mënyrë digjitale.

Pagesa ka filluar në shtator të vitit 2017, pasi që kishte dështuar projekti për shitjen e biletave në mënyrë digjitale. Qytetarët vlerësojnë se nëse të hyrat nga kjo taksë do të përdoreshin për nevojat e stacionit, do ishte në rregull, por, sipas tyre, gjatë kësaj kohe nuk kanë vërejtur ndonjë përmirësim të shërbimeve.

Qytetarët mendojnë se pagesa prej 10 centëve është me vend nëse këto mjete do të përdoreshin për nevojat e staciononit. Ata i thanë Radio Kosovës se e mirëpresin largimin e kësaj takse dhe vlerësojnë se deri me tani nuk është vërejtur ndonjë përmirësim në shërbime edhe pse është bërë pagesa nga ana e tyre.

“Në qoftë se shkojnë këto taksa në buxhet të stacionit dhe nuk keqpërdoren atëherë është shumë e mirë, se në çdo vend të botës ekziston kjo takse, por këto të hyra po keqpërdoren. Besoj që është mirë për stacionin nëse kjo taksë shfrytëzohen në mënyrën e duhur, sepse këto të holla paguhen nga qytetarët. Nëse e rregullojnë e mbikëqyrin punën e stacionit, kjo taksë nuk është shumë e madhe, por vetëm shfrytëzimi i saj të bëhet në mënyrën e duhur.”

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Emin Sylejmani, tha se ky vendim pritet të merret në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit shtator, pas pakënaqësive të shumta që ka pasur nga ana e udhëtarëve dhe nga pronarët e autobusëve.

“ Nuk mund ta themi një datë të saktë se kur mund të largohet taksa prej 10 centëve. Por po shpresojmë që në fund të muajit gusht ose eventualisht në fillim të muajit shtator do të largohet pagesa.”

Po ashtu, Sylejmani, theksoi se fillimisht taksa ka qenë e projektuar që të aplikohet bashkë me biletën që pajisen qytetarët dhe jo të jetë e ndarë siç ka ndodhur deri me tani, por ligji nuk e ka lejuar ketë gjë.

“ Ky 10 centësh do të ishte i inkorporuar në të njëjtën biletë, ku nëse do të ishte biletë katër euro atëherë bileta do të kushtonte katër euro e dhjetë centë. Por deri me tani këtë nuk na e ka lejuar ligji.”

Taksa prej 10 centëve ka filluar të aplikohet që nga shtatori i vitit të kaluar për secilin udhëtar që ka udhëtuar nga Prishtina drejt qyteteve të tjera në Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme