Historianët e Deçanit të premten bllokojnë rrugën tek Manastiri

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 11:46 | Nga

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka njoftuar se të premten me 28 prill 2017, nga ora 11:00 deri në ora 12:00, në mënyrë paqësore do të bllokojë rrugën në afërsi të Manastirit të Deçanit.

Sipas tyre, “ky bllokim i rrugës bëhet duke kundërshtuar vendimet e institucioneve të drejtësisë se Kosovës të cilat po tentojnë që dhunshëm t’i njohin pronësinë ndaj pronave dhe ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit”.

“Po ashtu ky bllokim është shprehje edhe e kundërshtimit të jetësimit të vendimeve të kohës se masave të dhunshme gjegjësisht të kohës se Millosheviqit të viteve 1989-1999”, thuhet në komunikatën e Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega në Deçan.

Ata kanë ftuar të gjitha palët për maturi dhe përmbajte duke thënë se ky aktivitet është aktivitet paqësor dhe demokratik.

Ata kanë bërë të ditur se aktiviteti i tyre është njoftuar edhe në Stacionin e Policisë së Kosovës në Deçan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme