Historianët: Nuk jemi popull që luhet me ne, do t’i mbrojmë heronjtë tanë

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 15:06 | Nga

Historianë të Kosovës kanë mbajtur sot një konferencë shkencore me titullin “Gjenocidi serb në Kosovë” në solidarizim për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë pas arrestimit nga Policia franceze me urdhër-arrest nga Serbia për krime lufte.

Gjatë kësaj konference e cila po vazhdon është përkujtuar gjenocidi i Serbisë i bërë në Kosovë gjatë luftës 1989-99, ku ka pasur masakra të shumta, duke përfshirë këtu edhe gratë, fëmijët dhe pleqtë.

Historiani Hakif Bajrami ka thënë se duhet ta dijë Franca, Anglia, Rusia dhe tërë bota se shqiptarët nuk janë popull që luhet me ta.

Ai ka shtuar se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë populli më i izoluar, duke shtuar se “aty ku t’i dhembë popullit tim unë do të shkoj”.

Në këtë konferencë është përkujtuar se nga lufta e fundit në Kosovë kanë mbetur edhe shumë të zhdukur, për fatin e të cilëve ende nuk është bërë asgjë.

Të ngjashme