Hodaj deklarohet për intervistimin e drejtorit të Policisë, rekomandohet suspendimi i 78 policëve

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Hodaj me këtë ka folur lidhur me rastin e intervistimit të drejtorit të Policisë, Samedin Mehmeti, i cili u raportua se është intervistuar lidhur me rastin e konfiskimit të 400 kg drogë në Lipjan.

Hodaj duke iu përgjigjur deputetit të VV-së, Muafil Bajqinovci, tha se Inspektorati ka dhënë një sqarim për këtë çështje dhe nuk mund të jap më shumë detaje.

“Ne kemi pas një sqarim për intervisitm ose jo. Nuk dua më dhanë ma shumë informacion pasi që jemi në hetime. Ne e kemi thënë edhe për media se ka qenë një raste tjetër”.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka pyetur Hodajn në lidhje me numrin e lëndëve që dështojnë në gjykata si dhe për sasinë e rasteve që hetojnë hetuesit policor.

“A keni informata për shkeljet e natyrë penale. Lëndët për procedim penal sa është përqindja e dështimit në gjykatë. A ruhet bilanci i lëndëve te policët hetues, a kontrollohet edhe ky bilanc”.

Kurse Hodaj tha se kanë rekomanduar suspendimin e 78 zyrtarëve policor dhe se sasia e lëndëve që një hetues ka në punë është pjesë e menaxhimit të Policisë.

“Numrat nuk e pasqyrojnë rezultatin, kjo është pjesë e menaxhimit të Policisë. Kjo nuk varet shumë prej neve, por duam që të ketë dënime. Kemi rekomanduar 78 suspendime”.

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, është interesuar për rastin e Kraçevës, rast për të cilin Hodaj tha se është ngritur aktakuzë për 71 persona.

Deputeti i LDK-së Anton Quni, kërkoi sqarime sa i përket rritjes së numrit të rasteve në Inspektorat.

“…ngritja 30% te rastet, a është si pasojë e rasteve brenda Policës, apo është trend i senzibilizimit për të raportuar për rastet”.

Hodja tha se është rritur besimi i qytetarëve në punën e Inspektoratit policor.

“Kemi identifikuar dy arsyeje, ka sensibilizim dhe ka rritje të mbikëqyrjes. ka besim më të madh në Inspektorat, mund të jetë edhe kufizimi sa i për ketë masave anti-Covid”.

Përderisa deputeti i VV-së Enver Dugolli, pyeti në lidhje me verifikimin e zyrtarët e IPK-së nga AKI-ja.

Hodja për këtë tha se zyrtarët që kanë në punë dokumente të klasifikuara u është bërë verifikimi nga AKI-ja.

“Kemi zyrtarë që kanë verifikim nga AKI-ja. Verifikimi bëhet për zyrtarët që kanë qasje në dokumente të klasifikuara”.

Përderisa deputeti Arbër Rexhaj, e pyeti Hodajn nëse ai është i përfshirë në politikë, pasi familja e tij, gjegjësisht babai janë përkrahës të LDK-së.

“Ju njiheni si familje si përkrahëse e LDK-së, a ka ndikuar kjo”.

Hodja ka sqaruar se personalisht nuk ka ushtruar asnjëherë funksione politike dhe se nuk mund t’i përzihet prindit të tij për aktivitetin 30 vjeçar në LDK, raporton EO.

“Unë jam pjesë e IPK-së nga viti 2007, nuk jam marrë me politik. Unë e kam ushtruar detyrën në mënyrë profesionale, ai është aktiviteti 30 vjeçar i babës tim dhe nuk ka ndikuar në aktivitetin tim”.

Të ngjashme