Homologimi i demanton deputetet: Jemi cak i sulmeve për përfitime elektorale e politike

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Automjeteve të Kosovës – Eurolab, ka reaguar pasi u propozua në Kuvend heqja e homologimit të veturave që vijnë nga jashtë, e që do t;i largonte kësaj kompanie monopolin që e mban që disa vjet.

QAK EURO LAB ka reaguar pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, dorëzoi në Kuvend heqjen e homologimit nga ligji për Automjetet.

Me heqjen e homologimit, do t’i hiqej kësaj kompanie monopoli, QAK e konsideron joetik dhe jokorrekt debatin rreth saj në Kuvend.

Në një tekst në faqen e QAK Eurolab në Facebook, thuhet se deputetët kanë të drejtë për nisma ligjore, por duhet edhe të mendojnë për “impaktin në relacionet financiare”.

Reagimi i plotë i QAK – Eurolab

Sot në seancen e Kuvendit te Kosoves ne si subjekt i kontraktuar prap ishim temë e diskutimit jo korrekt dhe jo etik, me te vetmin qëllim trumbetimin per perfitime elektorale dhe perfitime politike.

QAK EUROLAB, ndjene keqardhje per diskutimin jo-permbajtsor e te pasakt që parashtruan ne seance disa deputet. Ne si subjekt i kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, shprehim indinjatën e thellë për informatat e pasakta qe u hodhen ne adresën tonë.

E drejta e deputetëve për nisma ligjore është një e drejt themelore e përfaqësimit demokratik te ideve dhe propozimeve qofshin ato individuale apo grupore mirëpo para çdo nisme duhet vlerësuar impaktin dhe implikimet eventuale në relacionet bilaterale per te shmangur pasoja të mundshme financiare per BKK por dhe per devijimin e rregullsise se funksionimit te sektorit ne te gjitha hallkat e tij.

QAK EUROLAB është i përkushtuar të vazhdoj ofrimin e sherbimeve te besuara gjatë periudhës ligjore të autorizimit mbi bazen e kompetencave të autorizuara dhe afatit të pritur perputhje me Ligjin 05/L-132 dhe aktet tjera te miratuara e të nënshkruara.

Pavarsisht nismave te tilla qe nuk perkojne as me praktikat e mira ne jemi të vullnetshem të bashkëpunojmë me institucionet dhe të kontribuojme profesionalisht per te ruajtur dhe mbrojtur interesin e pergjithshem te qytetareve per aspektet e shfrytëzimit te automjeteve.

Të ngjashme