Hoti bën homazhe në Prekaz e Krushë të Madhe

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, si dhe Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Leonora Morina-Bunjaku, vizituan sot Prekazin.

Ata, së bashku me ekipet e tyre vizituan kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, ku në nderim të flijimit të të rënëve bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te varrezat e dëshmorëve.

Pas nderimit të të rënëve në Prekaz, Koordinatori Hoti dhe zëvendësministrat  vizituan shtëpinë muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe.

Më pastaj, ata bënë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve të Krushës së Madhe, aty ku qindra shqiptarë të këtij fshati kishin rënë gjatë luftës, si dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur dhe ende nuk iu dihet fati.  ​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme