Hoti bën homazhe te varrezat e heronjve Zhitia e Fazliu në 31-vjetorin e rënies

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 12:29 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë homazheve me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, te varrezat e tyre në Velani, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai tha se edhe përkundër pandemisë prezenca e kaq shumë miqve e familjarëve tregon për respektin ndaj tyre.

Hoti nga këtu foli edhe për masat ant-Covid ku tha se të gjitha vendimet përfshirë edhe ato për gastronominë janë marrë në koordinim të plotë me IKShPK-në.

“Bëmë nderime në përvjetorin e rënies së këtyre dy heronj dhe prezenca e këtyre miqve e familjarëve  përkundër Covidit tregon respektin për ta”.

“Jemi në proces të përgatitjes së organogramit të ri të Policisë në përputhje me ligjin, s’do të mbetet asnjë pikë pa u shqyrtuar”, tha ai, raporton EO.

“Jemi mundu me u konsultuar me gastronomët duke u bazuar në rekomandimet që ka dhënë IKShP-ja. E kemi kufizuar vetëm kohën”.

Të ngjashme