Hoti dhe Quni në Dobroshec të Drenasit, shohin dëmet nga vërshimet

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, z. Abdullah Hoti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni dhe zëvendëskomandantin e FSK-së, gjeneral majorin Enver Cikaqi, vizituan sot fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit, pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe vërshimeve të shtëpive, rrugëve dhe urave, me qëllim të përkrahjes komunës dhe qytetarëve të saj.

Kryeministri Hoti, ministri Quni dhe gjeneral Cikqi, u njoftuan nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për gjendjen aktuale në komunën e tij, pas vërshimeve të ditëve të fundit. Ata më pas vizituan fshatin Dobroshec, ku pati dëme të konsiderueshme nga vërshimi i ujërave pas reshjeve të pandërprera.

Pas situatës së krijuar në terren, FSK-ja e ka ngritur gjendjen e gatishmërisë dhe është duke realizuar operacione në disa zona në Kosovë, duke iu dal në ndihmë qytetarëve të vendit. Këto operacione do të vazhdojnë deri në normalizimin e situatës.

Të ngjashme