Hoti: Do të gjejmë forma kreative për ta kaluar këtë vikend

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të masave të reja ndaj COVID-19 duke thënë se ky vikend do të jetë ndryshe nga të tjerët, pasi nuk do të lejohen hyrje-daljet në 7 komuna të Kosovës.

Hoti përmes një postimi në Facebook, tha se numri i rasteve me COVID-19 tashmë ka marrë hov edhe në Kosovë.

“Jemi të detyruar t’i rrisim masat që të parandalojmë përhapjen e mëtejme të virusit. Prandaj, ky vikend do të jetë më ndryshe. Jam i sigurt që të gjithë do të gjejmë forma kreative për ta kaluar këtë vikend me masa të reja, por ju lutem të siguroheni që t’i ndiqni rregullat sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike dhe Komitetit anti COVID”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme