Hoti: Do të ketë auditim të plotë të lejeve të hidrocentraleve

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Në interpelancën në Kuvend, kryeministri Avdullah Hoti, ka folur edhe për lejet e dhëna të hidrocentraleve duke u zotuar për një proces plotësisht në përputhje me ligjet.

“Një gjë që nuk qëndron fare që u tha në këtë seancë është çështja lidhur me hidrocentralet. Është pjesë e programit qeverisës auditim i plotë i të gjitha lejeve të hidrocentraleve që janë dhënë në Kosovës për dy qëllime: Të shohim dhe të konstatojmë nëse janë plotësuar kushtet ambientaliste kur janë lëshuar këto licenca dhe a janë duke qëndruar të përmbushura kushtet gjatë gjithë kohës”.

Hoti po ashtu u zotua se brenda një muaji do të del edhe raporti i detajuar i shpenzimeve të kabinetit duke mohuar se ka pasë keqpërdorime.

“U thanë edhe plot të tjera që nuk qëndrojnë, por s’po dua të përdor kategorizime tjera. Nuk ka kontrata në vepër gjatë kësaj qeverie që janë bërë. S’ka kontrata një burimore me vendim e kemi hequr këtë mundësi. S’ka blerje të veturave, s’ka udhëtime jashtë vendit për punëtori e të tjera, nuk ka shtesa pa ligj që kanë ekzistuar në të kaluarën. Për një muaj keni edhe raportin e detajuar për shpenzimet e së kaluarës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme