Hoti: Do të nënshkruajmë kontratë për financimin e shoqatave që përkujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 10:40 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Hoti viziton Qendrën Down Syndrome Kosova për t’i uruar fëmijët dhe stafin për ofrimin e shërbimeve për fëmijët më nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

“Viti që po lëmë pas ka qenë një vit i vështirë për të gjithë pa përjashtim, por për disa grupe të shoqërisë që kërkojnë shërbime të veçanta ka qenë një vit edhe më i vështirë. Le të lutemi që ta tejkalojmë këtë situatë. Do të shfrytëzoj mundësinë që t’ju uroj Vitin e Ri, shëndet dhe gëzime për vitin e ardhshëm së bashku me familjet e juaja dhe të gjithë ju që po ofroni kujdes për këta fëmijë”, tha Kryeministri Hoti.

Përtej kësaj u dakorduam që me fillim të vitit 2021 të ulemi së bashku dhe të konkretizojmë mbështetjen e Qeverisë.

Drejtoresha e Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri tha se kanë qenë të rrezikuar këtë vit.

“Ka qenë vit shumë sfidues për ne si Down Sindrom Kosova, pasi kemi qenë të rrezikuar të ndërpremë shërbimet”, theksoi ajo.

Image may contain: one or more people, table and indoor
Image may contain: 3 people, closeup
Image may contain: 4 people, people standing, child and outdoor

Image may contain: 1 person, standing, child and outdoor

Të ngjashme