Hoti: Duhet t’i fuqizojmë gratë në fushën e ekonomisë

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 18:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka marr pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se duhet t’i fuqizojmë gratë në fushën e ekonomisë, dhe po ashtu duhet të ndërmerren veprime konkrete dhe efikase në sistemin e drejtësisë për rastet e dhunës ndaj grave.

“Qëllimet e kësaj fushate është për të treguar përkushtimin për të rritur vetëdijen e qytetarëve për një fenomen që duhet me u zhduk besoj që është duke u ngrit vetëdija te qytetarët. Është obligim i yni për t’i mbrojtur me të gjitha mekanizmat, edhe në fushën e ekonomisë për t’i fuqizuar gratë. Duhet të ndërmerren veprime konkrete dhe efikase në sistemin e drejtësisë për rastet që ndodhin”, tha Hoti.

Ndërsa, ambasadorja e Norvegjisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, tha se rritja dhunës ndaj grave gjatë kohës së pandemisë është e papranueshme.

“Është event i rëndësishëm kemi parë që gjatë pandemisë kemi hasur në më shumë raste të dhunës dhe kjo është e papranueshme. Gratë janë qytetare të Kosovës dhe duhet të trajtohen të tilla”, tha ambasadorja.

Lexo më shumë:

Të ngjashme