Hoti: Është e rëndësishme që nga vërshimet s’pati viktima

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se është e rëndësishme që nga vërshimet që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit s’ka pasur viktima në njerëz.

Hoti ka thënë se tregon ngritjen e kapaciteteve e institucioneve që të reagojnë në raste të tilla.

Ai përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar për vizitën që ka bërë në Kamenicë, ka thënë se me fondin emergjentë që do të krijohet nga Qeveria, me mundësitë buxhetore do të kompensojnë një pjesë të dëmeve.

“Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, vizitova  fshatin Koretin, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit”.

“Dua të ritheksoj se, është shumë me rëndësi që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e vërshimeve dhe kjo tregon ngritjen e kapaciteteve e institucioneve që të reagojnë në raste të tilla”.

“Me krijimin e Fondit Emergjent, përmes rezervës shtetërore, nga nesër Qeveria në detyrë, do të jetë e gatshme të pranojë vlerësimet e dëmeve nga komunat dhe në përputhje me mundësitë buxhetore të kompensojnë një pjesë të dëmeve për pjesën e parë, pra për shtëpi të banimeve”, ka shkruar Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme