Hoti: Jemi të përkushtuar që të drejtat e njeriut te jenë të përfaqësuara denjësisht

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 11:45 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përfaqësim reciprok e pa dallime, raporton Ekonomia Online.

Ai në takimin Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut, tregoi edhe punën që ka bërë Qeveria në respektimin e të drejtave të njeriut.

“Si qeveri jemi të përkushtuar, që të drejtat e njeriut te jenë  të përfaqësuara denjësisht, mbi respektin reciprok pa dallime” tha kryeministri Hoti

“Qeveria e Kosovës  ka bërë  progres duke miratuar një pako të ligjit gjithëpërfshirës, duke synuar që të ketë avancim në barazi të plotë të këtyre kategorive” u shpreh kryeministri Hoti.

Mes tjerash kryeministri Hoti, miratimin e programit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave te njeriut e sheh si një dokument strategjik i cili parasheh mbrojtjen e të drejtave  të njeriut.

“Do të fokusohemi në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e tyre, në secilën formë” tha kryeministri Hoti.

Ndërsa, Avokati i Popullit Naim Çelaj,  theksoi që një  nga instrumentet që fuqizon nivelin e demokracisë në një vend është zbatimi i rregulloreve mbi të Drejtat e Njeriut

Tutje theksoi që ky grup ndërministror duhet t’u përgjigjet Avokatit të Popullit

“Është detyrim ligjor t’i përgjigjen Avokatit të Popullit mbi angazhimin dhe realizimin e objektivave mbi të Drejtat e Njeriut” u shpreh Çelaj

E theksoi edhe faktin që vërehet rritje e angazhimit mbi raportim të drejtë nga ky grup.

“Kohëve  të fundit vërehet një rritje e nivelit mbi angazhimin dhe raportimin nga ky grup ndërministror mbi të Drejtat e Njeriut” tha Çelaj

Në anën tjetër Ministri i Arsimit Ram Likaj theksoi që situata pandemike ka ndikuar ndjeshëm në arsimin tek fëmijët

“Jemi munduar maksimalisht që kujdesi për grupet e margjinalizuara të jetë e shëndoshë” tha ministri Likaj

Në kuadër të inkuadrimit të të Drejtave të Njeriut sipas tij organizimi ka qenë gjithëpërfshirës dhe në nivel

“Është organizuar mësimi i fëmijëve me nevoja të veçanta dhe ka shkuar në rregull ky proces i të mësuarit në qendrat burimore”

Luljeta Demolli nga qendra për studime gjinore e cila tha që tashmë organizatat e shoqërisë civile të Kosovës janë të angazhuar në avancimin e të Drejtave të Njeriut

” Organizatat e shoqërisë civile të Kosovës marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara për të avancuar bashkëpunimet me sektorin privat dhe atë të medieve, me të vetmin qëllim për të avancuar mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut” u shpreh Demolli

Të ngjashme