Hoti: Kolonel Krasniqi ishte pengesë për ata që nuk ia donin të mirën vendit

Vushtrri | 21 Sht 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti, tha se vrasja tinëzare e kolonel Ahmet Krasniqit ishte goditje e përpjekjeve për luftën çlirimtare që udhëhiqej nga profesionistët, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kolonel Krasniqi ishte pengesë për ata që nuk ia donin të mirën vendit.

Ministri i Mbrojtëses, Anton Çuni, tha  se Ahmet Krasniqi kur u emëruar ministër i mbrojtjes nuk kishte asgjë nga aspekti infrastrukturor, por kishte përparësitë të cilat kundërshtarët e tij i lakmonin.

Çuni tha se Ahmet Krasniqi mobilizoi njësite të ndryshme dhe lidhi aleanca të ndryshme.

Gjatë fjalimit të tij mes emocionesh, ai shtoi se zbardhja e vrasjes së Krasniqit do t’i jepte dimension tjetër lirisë.

“Plumbat e shkrepur në natën e 21 shtatorit ishin plumba kundër lirisë. Zbardhja e vrasjes së kolonelit do t’i jepte dimension tjetër lirisë”, tha Çuni, raporton EO.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Aremend Zemaj, i cili ishte njëri nga iniciatorët për kthimin e eshtrave të Ahmet Krasniqit në Kosovë, dhe ngritjes së shtatores, duke vlerësuar lartë figurën e Ahemet Krasniqit, ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën në këtë iniciativë.

Të ngjashme