Hoti nderon Enver Zymberin: I jemi borxhli oficerëve policorë që ranë në krye të detyrës

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 10:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 9 vjetorit e rënies së heroit Enver Zymberi, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu dhe drejtori i Policisë Rashit Qalaj, kanë bërë nderime pranë lapidarit të Enver Zymberajt, raporton Ekonomia Online.

Hoti mes tjerash ka thënë se Enver Zymberi ka rënë në krye të detyrës duke ruajtur rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Kosovës, për të shtrirë Kushtetutën dhe ligjin në çdo cep të vendit.

“Bashkë me ministrin, drejtorin e Policisë dhe zyrtarët kemi dalë të japim nderime për Enver Zymberin, për rënien në krye të detyrës, për ruajtje të rendit kushtetuese dhe integritetin territorial të vendit, për të shtri Kushtetutën dhe ligjin në çdo cep të Kosovës. I jemi borxhli atij, familjes së tij dhe gjithë oficerëve policorë që kanë rënë në krye të detyrës dhe që po bëjnë punën e tyre. I përgëzoj për këtë dhe jam mirënjohës gjithmonë”, ka thënë Hoti.

Enver Zymberi u vra më 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Image may contain: one or more people, people standing, flower, plant and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing, people walking and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing, suit and outdoor

Të ngjashme