Hoti në Shtime, zotohet se 50% e buxhetit do t’i dedikohet arsimit

Shtime | 13 Pri 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica kanë përcjellë procesin e garës së nxënësve në komunën e Shtimes në fushën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik, raporton Ekonomia Online.

Hoti me këtë rast ka garantuar investime në arsim, duke u zotuar se 50% e buxhetit do t’i dedikohet arsimit.

Kjo sipas tij, ngase nxënësit dhe mësimdhënësit janë a ardhmja e vendit, dhe sa këta të fundit meritojnë paga të dinjitetshme për shkak të punës që bëjnë.

“Sot ju jeni ushtria çlirimtare e Kosovës e të ardhmes, ju jeni e ardhmja e vendit. Këta nxënëse kanë diçka për të thënë. Ne nuk kemi asgjë më të çmuar she nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës. kjo është agjenda mbi të cilën duhet të investojmë. Duhet t’i tregojmë botës që ne jemi për zhvillim”.

“Sot çdo nxënës është një punë e tij me nismën e tij, çdo nxënës është president, punëtorë gjithçka. Të gjithë kanë dëshirë që t’i zënë vendet e para, por edhe ata që nuk marrin vendet e para sot ata do të mësohen ta menaxhojnë edhe humbjen e dinjitetshme”.

“Unë do të garantojë që do të investojmë në arsim. 50% të buxhetit të Kosovës do ta investojmë në arsim, ngase mësimdhënësit meritojnë paga të dinjitetshme”.

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica, ka falënderuar Hotin për punën që po bënë. Ai tha se duke parë punën që po bëhet dhe angazhimin e nxënëseve e ardhmja e vendit është në duar të sigurta, raporton Ekonomia Online.

“Është kënaqësi që jam këtu, kur i shoh prindërit, mësuesit, nxënësit ndihem shumë i kënaqur dhe i lumtur. Këtë mundësi e ka krijuar puna e Koordinatorit që e falënderoj për punën dhe të gjitha strukturat komunale”.

“Ne mendojmë që ky qytet dhe ky vend ka perspektivë dhe këtë perspektiv e shohim tek këta nxënës që janë këtu. Dhe krejt angazhimi edhe me decenie e ka kuptimin kur ne iu krijojmë një mundësi për ta parë veten ku jemi”.

“Koordinatori nacional e ka bërë një punë që një kohë të gjatë ka qenë brenda nesh. Ne e duam këtë vend dhe duam që këtë vend ta lëmë në duar të sigurta. Duke para punë që po bëhet ne mund të jemi të qentë për këtë vend dhe qytet”.

340 mijë nxënës dhe 110 mijë studentë do të përfshihen në Programin Nacional për Rininë.

Kreativiteti kulturor dhe mendimi kritik, dituria dhe sporti, janë tri shtyllat të cilat përfshihen në këtë program.

Më pas do të shpallen më të mirët në nivel komunal, republikan duke vazhduar edhe me shtete të tjera.

Hoti, do të përcjellë procesin e garës në edhe komunën e Ferizajt.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të përcjellë procesin e garës së nxënësve në komunën e Shtimes në fushën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, April 13, 2019

Të ngjashme