Hoti përcjell garat e nxënësve në Ferizaj, thotë se po përmbushin një të drejtë kushtetuese

Ferizaj | 13 Pri 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Deputeti i PDK-ë, Elmi Reçica kanë përcjellë procesin e garës së nxënësve në komunën e Ferizajt në fushën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka treguar se 340 mijë nxënës dhe 110 mijë studentë do të përfshihen në Programin Nacional për Rininë.

Më tej ai ka sqaruar se kreativiteti kulturor dhe mendimi kritik, dituria dhe sporti, janë tri shtyllat të cilat përfshihen në këtë program.

Me këtë program ai tha se po përmbushin një të drejtë kushtetuese që nxënëseve po iu ofrohen aktivitetet jashtë shkollore.

“Është program që bazohet në dy parime bazë mbi gjithë përfshirjen dhe vijueshmërinë. Çka do të thotë se të gjithë nxënësit e kanë të drejtë t’i nënshtrohen këtyre garave. Me këtë rast po përmbushim edhe një të drejtë kushtetuese duke iu garantuar nxënësve aktivitete edhe jashtë shkollore”.

“Gara është duke u zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme, ndonëse veç Ferizaj ka 1500 nxënës në nivelin e për kreativitet kulturor dhe kritik. Kjo komunë ka zhvilluar garën në nivelin shkollorë. Është hera e parë që mbahen gara për të gjithë nxënësit”.

Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në komunë e Ferizaj, tha se në 47 shkollat e kësaj komuna është zhvilluar kjo garë ku nga 25 mijë nxënëse sa janë në të gjitha nivelet kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë.

“Pas takimit që koordinatori ka pas me kryetarin dhe pas nënshkrimit të një marrëveshje ne kemi filluar përgatitjet gjithmonë duke marrë udhëzimet nga koordinatori nacional dhe në bazë të udhëzuesve ne kemi filluar përgatitjet”.

“Faza në nivel shkollash ka përfunduar. Në këto gara kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë nxënësit janë 47 shkolla në të cilat është zhvilluar gara.

“Faza e dytë është tash dhe kemi panelet intervistuese në dy shkolla në atë ‘Tefik Çanga’ dhe shkollën ‘Çesk Zadea’. Deri në fund të javës besoj se do të jemi gati që t’i kemi të gjithë fituesit në nivel komunal”..

Basri Hasanaj, drejtor i shkollës fillore “Tefik Çanga”, tha se nga shkolla që drejton në garë kanë marrë pjesë 1200 nxënës, nga 130 sa ka ajo gjithësie.

“Në shkolla gjithmonë janë mbajtur gara, por kjo garë ka qenë më masovike. Sholla jonë ka 1300 nxënëse dhe kësaj gare i janë nënshtruar diku rreth 1200 nxënës. Sot kemi krijuar kushte për tu mbajtur gara në nivel komunal”.

“Në shkolla ka shumë margaritarë, vetëm duhet tua heqim pluhurin dhe ata të shndrisin. Kemi pas aftësi të fëmijëve që nuk i kemi pa më parë”.

Hoti ka përcjellë fillimisht procesin e garës në komunën e Shtimes.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të përcjellë procesin e garës së nxënësve në komunën e Ferizjat në fushën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, April 13, 2019

Të ngjashme